Reagimi i Yuri Kim për lirimin e Saimir Tahirit, Ylli Rakipi ‘kritikon’ ambasadoren: Mos u tall me popullin si me kafet e Nexhmije Hoxhës

0
317
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatori i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, komentoi deklaratën e ambasadores amerikane, Yuri Kim pas lirimit nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Rakipit ambasadorja Kim nënkuptoi se drejtësi nuk ka, ndërsa panelistët e tjerë u shprehën se ndëshkueshmëria ndaj zyrtarëve të korruptuar nuk po funksionon.

Abilekaj: Ne kemi krijuar një autoritet Si SPAK dhe BKH. Të marrim pak dy ndalimet, dy kontrolle banesash, dy njerëz të afërt me pushtetin, njëri me Taulant Ballën dhe tjetri me ministrin e Brendshëm, iu gjetën para cash. Ku ndodhen sot? Asnjë nuk është brenda siç u fut Arben Dervishi i Federatës. Ça prova do të prishte Dervishi?! Ata u kapën në flagrancë dhe janë të lirë.

Rakipi: Zonja ambasadore nuk duhet të mërzitet tani.

Abilekaj: Ishte kapje në flagrancë e këtyre dy njerëzve në Dibër.

Matlija: Shoh një problem, marka tregtare e reformës në drejtësi ishte fund pandëshkueshmërisë. Ndërkohë drejtësia është balancë. S’u mor njeri me balancën, por me ‘prerje kokash’ si gijotinë. Ambasada e SHBA ka marrë rol tjetër dhe ndëshkueshmëria nuk po funksionon.

Abilekaj: Edhe Lefer Koka do të dalë, edhe Bllako po ashtu. Se çfarë fuqie kanë ata të prishin provat? Tahiri u gjykua në gjendje të lirë, nuk pati tentativa për prishjen e provave. Ata duhet të dënohen nëse kanë bërë krim dhe jo të tallen.

Daci: Sot në gjykata ka drejtësi represive.

Rakipi: O zotëri na çmendën prej 48 orësh për 3 mln lekë të vjetra që ka vjedhur sekretarja në Ministrinë e Shëndetësisë dhe këtu nuk lanë gjë pa vjedhur dhe s’i dënon njeri. Çfarë është kjo?! Këtë po themi. Atëherë çfarë reforme ke bërë ti.

Sejamini: Këta po ndëshkojnë më shumë se çfarë duhet?

Daci: Po pra, edhe të pafajshmit dhe të fajshmit, i masakrojnë fare.

Matlija: Këtu kemi shumë të masakruar dhe Tahiri që merr drejtësi. Kjo është shqetësuese.

Sejamini: Më thoni disa kriminelë të vërtetë që janë dënuar? Se unë di që janë liruar.

Sejamini: Kush është politikani më i lartë i dënuar deri sot? Mesa di unë është kryetari i bashkisë së Lushnjës. Më thoni se cilët janë organizatat kriminale ‘të shpartalluara’ deri më sot?!

Matilia: Duhet të bëjmë dallim të madh mes gjykatës dhe prokurorisë. Kjo ka rëndësi. Nëse në një rast del një person ku nuk shkon hetimi mirë dhe del i pafajshëm, atëherë drejtësia është drejtësi. Do të marr rastin e dënimit të Ben Frrokut. Vendimi i Shkallës së Parë që e nxori të pafajshëm ishte i drejtë, por i Apelit ishte i gabuar. Unë si avokat nuk u kënaqa fare.

Sejamini: Më thuaj kriminelin më ta madh të dënuar?

Matlija: Nuk jam fans i drejtësisë së re. Ky duhet të ishte treguesi?!

Sejamini: Kudo në botë kur bëhet fjalë për pandëshkueshmëri, iu përket të pushtetshmëve dhe të plotfuqishmëve. Ka shumë që mund të blejnë drejtësinë dhe është e vështirë që t’i dënosh ata. Kriteri nr.1 është të pushtetshmit dhe të fuqishmit. A janë dënuar?!

Matlija: Tahiri është një i dënuar

Daci: Nëse ka një pjesë që duhet ta falënderojmë, SPAK dhe ka notën 10, pasi për çdo javë ke një grup trafiku që dënohet.

Sejamini: Kë ka dënuar prokuroria?

Daci: Në shumë procese janë dënuar dhe klientë të mi. Jo çdo kush që vritet është pjesë e krimit të organizuar. Krimi i organizuar nuk luftohet vetëm nga drejtësia. Edukimi nis që me ne.

Sejamini: Tërhiqem nga biseda.

Rakipi: Ambasadorët e SHBA kanë deklaruar se rendi ka realizuar fitore të shkëlqyer me drogat, etj. Ata kanë deklaruar fitore të madhe, por kjo dilte fitorja më false. Edhe ministrin më të rëndësishëm e dënuan për 140 euro. Nëse ti nuk i ke provat se ai është drejtues i trafikut ndërkombëtar, ose favorizues, mos u tall me popullin shqiptar si me kafet e Nexhmie Hoxhës. Ne duhet t’i themi njerëzve se çfarë po ndodh në këtë vend. Pas 100 vitesh ne nuk jemi fare.

Daci: Disa nga rrugët kryesore të lëndëve narkotike kalojnë dhe përmes Shqipërisë. Është e pashmangshme që Shqipëria të jetë qendër e zhvillimit të këtij aktivitet. Por sa të aftë jemi ta parandalojmë.

Sejamini: Nuk jam dakord për këtë gjë, pasi Greqia duhet të ishte kryeqendra e këtyre veprimtarive. Kokaina vjen nga Amerika. U bëka droga me Rrugën Egnatia?!

Matlija: Nuk u reaguar kështu kur Tahiri doli i pafajshëm për trafikun e drogës, por reagohet ashpër kur ai del dhe thonë; pse nuk i bën dhe 2 vitet e fundit?!

Rakipi: S’e kemi me Saimir Tahirin, por me reagimet e SHBA. A kuptuat se çfarë tha zonja Yuri Kim. Ajo tha: drejtësi nuk ka!

Zjarr Tv Ad