Limaj: Me Serbinë na duhet një marrëveshje që mbyll konfliktin

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se krahas forcimit të brendshëm të shtetit, do të punojë për përmbylljen e bisedimeve me Serbinë nëpërmjet një marrëveshjeje që i jep fund përgjithmonë konfliktit ndërmjet të dyja vendeve.

Kandidati për kryeministër i Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit thotë për Zërin e Amerikës, se mbyllja e temave të hapura Kosovë-Serbi, përfundimisht do t’i jepte fund konfliktit të hapur në këtë pjesë të Evropës.

Fatmir Limaj: Pozicioni i Kosovës është se jemi në një fazë të negocimit për të ndërtuar fqinjësinë në mes të Kosovës e Serbisë dhe në atë marrëveshje duhet të jenë njohja reciproke, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë. Fqinjësia e mirë ndërtohet duke ndërtuar një marrëveshje e cila implementohet dhe respektohet nga të gjithë, një marrëveshje e cila mbyll konfliktin. Ne nuk besojmë se është në interesin e dy vendeve tona me mbyll marrëveshje jo të qëndrueshme që pastaj konflikti mund të vazhdojë.

Zjarr Tv Ad