Një vajzë e vogël lindi nga mitra e transplantuar e një gruaje të vdekur në qytetin brazilian të Sao Paulos, dhe kjo gjë ndodhi për herë të parë në botë dhe mund të japë shpresë për gratë të cilat deri më sot nuk mund të lindin fëmijët e tyre në mënyrë natyrale.
Nëna 32-vjeçare ka lindur pa mitrën e saj por përmes mitrës së transplantuar për shkak të sindromës së rrallë Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser, e cila nuk lejon që vagina dhe mitra të formohen siç duhet.
E dëshpëruar për një fëmijë, por me pak shpresë për të pasur një, gruaja bëri një transplantim të mitrës nga një 45-vjeçare, e cila kishte vdekur nga një goditje. U desh një operacion prej 10 orësh për të mundësuar transportin e mitrës. Foshnja lindi mjaft e shëndetshme në një operacion me prerje çezariane.