Lindita Nikolla: Berisha do trajtohet si deputet pa grup parlamentar/ Kryeministri Rama e ka shprehur publikisht se…

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për rritjen e çmimit të energjisë. E ftuan në emisionin “Frontline”, në “News 24”, Nikolla u shpreh se kjo është një krizë që po përballet e gjithë bota dhe efektet e saj do prekin edhe Shqipërinë. “Është një krizë e cila po përballet e gjithë bota, për shkak të ndryshimeve klimatike, për shkak të rritjes së nevojës për energji. Pra, janë një sërë shkaqesh që kanë çuar në një rritje të madhe. Kjo është një situatë që nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Por, në sajë edhe të asaj që Kryeministri tha, pritet që të trajtohet sërish kjo situatë. Për sa kohë është një fenomen me të cilin po përballen edhe vendet e zhvilluara patjetër edhe Shqipëria jonë e vogël mbetet e prekur dhe mbetet të shohim se cili do të jetë reflektimi nga ana e qeverisë”, u shpreh Nikolla

BERISHA NË KUVEND: E pyetur për raportin me ish-Kryeministrin Sali Berisha, Nikolla theksoi se si kryeparlamentare raporti i saj është i njëjtë si me të gjithë deputetët. “Si qytetare e Shqipërisë them se nuk ka gjë më të rëndë që mund t’i ndodh një politikani për të cilin populli ka investuar, ndërsa si kryeparlamentare raporti është ai që një kryeparlamentare ka me të gjithë deputetët. Sa kohë që është deputet i Parlamentit të Shqipërisë do të trajtohet si deputet, por pa një grup parlamentar”, tha më tej Nikolla.

BASHKËPUNIMI ME OPOZITËN: Teksa ka folur për bashkëpunimin me opozitën për realizimin e reformave me opozitën Nikolla u shpreh se ftesa e Kryeministrit Rama ka qenë pa “linja të kuqe”, ndërsa tha se roli i saj në Kuvend do të jetë ekuilibrues.

“Në momentin kur jam zgjedhur kryetare e Parlamentit, kam pozicion më të ekuilibruar në lidhje me maxhorancën dhe opozitën. Maxhoranca e ka deklaruar që është e gatshme që të diskutojë me opozitën për të gjitha reformat, jo patjetër për të rënë dakord, por për të sjellë idetë e veta për diçka që ajo mendon se duhet të ndryshojë. Unë si kryetare e Parlamentit do të lehtësojë komunikim. Ku ka komunikim, ka dhe zgjidhje. Pas debateve profesioniste, ka dhe konsensus. Duhet ta them edhe një herë, Kryeministri Rama e ka shprehur vetë publikisht dhe nuk ka nevojë për ndërmjetësimin tim, që të ulet me zotin Basha, pavendosur asnjë ‘linjë të kuqe’ mbi temat e diskutimit. Ky është vullneti i zotit Rama dhe vullneti i zotit Basha për t’u përgjigjur, nëse e sheh të arsyeshme, dialogut. Në këtë rast s’ka nevojë për komunikimin tim, pasi është çështje e zgjidhur”, tha Nikolla. E pyetur se a mundet që PS-ja për të arritur ndryshimet kushtetuese të organeve të vetingut të lëshojë ndaj PD-së për reformën territoriale mes opozitës dhe maxhorances, Nikolla thotë se: Nuk besoj se në politikë dhe në hartimin e ligjeve, të hysh në pazare. Nuk besoj se ka shkëmbime të tilla. Është hedhur ideja për konsensus mes palëve, për çështjen e vetingut.

GRISJA E FLETËVE TË VOTIMIT

Kryetarja e Kuvendit deklaroi se do të jetë avokate e opozitës që zëri i saj të dëgjohet në Parlament, duke mos hequr dorë asnjëherë nga një debat etik e qytetar, ndërsa shprehet se u ndje keq që opozita grisi fletët e votimit. “Patjetër një mision me përgjegjësi të madhe për t’u ngritur mbi palët për të krijuar hapësira e përfaqësimit pa bërë dallime mes maxhorancës dhe opozitës. Dallimi për mua mes tyre janë vetëm numra. Për nga kontributi, hapësira dëgjimi do jenë të barabarta. Do jem avokate e opozitës që të dëgjohet në Parlament. Parlamentin ta kthejmë një pasuri për publikun. Ishte një shfaqje e trishtë dhe unë nuk mund të ndihesha ndryshe përpos se ligsht, teksa shihja zonja e zotërinj që i ka përfaqësuar duke mbajtur atë qëndrim me votën. Në momentin që unë si deputet jap atë shfaqje, çfarë do bëjë publiku në raport me votën. Ishte e trishtë të shihja dhe zonjat me të njëjtin qëllim. Fati e deshi që të ishte një zonjë e para, zonja Açka për të cilën kisha dhe kam të tjera pritshmëri. Nuk kishte pse të jepej ajo shfaqje në sy të publikut. Nuk e di se kush ka qenë thelbi, por besoj se meraku se mos kishte rrjedhje vote me kandidaturën e kryeparlamentares. Por, ajo që ndodhi aty nuk e justifikon asnjë sjellje të tillë në raport me votën. Opozita besoj që të kuptojë dhe të tejkalojë këto shfaqje, nuk e rrisin reputacionin, nuk e bën më të ashpër aksionin opozitar”, tha Nikolla.

Zjarr Tv Ad