Lindita Nikolla njohu përjashtimin e deputetëve nga Basha, Shkullaku: Deformim i demokracisë!

0
505
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për vendimin e kryetares së Kuvendit, për të njohur përjashtimet e katër deputetëve të PD, nga grupi parlamentar i kësaj partie.

Shkullaku e quajti këtë “një deformim të demokracisë”.

Ai komentoi gjithashtu edhe takimin e Bashës në Fier, ku u shoqërua dhe mbrojt nga forcat e rendit, ngjarje që Shkullaku e konsideron unike në rajon dhe më gjerë, që qeveria të sigurojë një aktivitet të kreut të opozitës dhe ta mbrojë nga njerëzit e partisë së vetë.

Shkullaku: “Një element që na tregon që mazhoranca është e interesuar t’i japë akses Bashës për gjithçka. E patë mitingun ne Fier, që u garantua nga forcat e rendit? Është rasti i parë në Evropë, që lideri i opozitës bën miting i garantuar nga qeveria, që mos preket nga mbështetësit e tij.

Deri dje gazetarët pranë Ramës, thoshin përse duhet të sulmonte Berisha në 8 janar dhe të mos prishte gjykata? Po sikur gjykata ta regjistrojë, çfarë do të bëjë Lindita Nikolla? Nxitimi për të marrë vendim pa u shprehur gjyakta, është absurditet. Zonja Nikolla vepron pa folur ligji. E ka të sigurtë dhe nxjerr zbuluar faktin, që gjykata rrezik ka marrë porosinë të veprojë kështu.

**

Si i ka marrë votat deputeti? Si përfaqësues i PD. Zonja Nikolli vendos që 10-15 njerëz që kanë votuar, ju thotë ju e keni zgjedhur por unë nuk e njoh. Ky është defomimi më i madh i demokracisë, nuk ka tjetër. E drejta për të krijuar grup parlametnar e kanë deputetët, jo kryetarja e parlamentit apo kryetarët e partive“

Zjarr Tv Ad