Lirimi i Belerit, Spartak Ngjela parashikon fatin e marrëdhënieve diplomatike: Kërcënime të kota, investimi i shqiptarëve në vendin fqinj ka rritur ekonominë e Greqisë

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar protestën e djeshme në Himarë, për lirimin e Fredi Belerit.

Ai nënvizoi se Greqia kërcënon kot, pasi Shqipëria nuk i ka asnjë borxh.

Mes të tjerash, Ngjela tha se shqiptarët kanë qenë një fenomen pozitiv për ekonominë greke.

“Greqia ka kërcënuar kot, pse do i prishim marrëdhëniet me Greqinë, ne nuk i kemi ndonjë borxh Greqisë. Nuk kam parë se kanë leverdi. Në Greqi ka emigracion të madh. Ekonomistë të mëdhenj të Greqisë, kanë thënë se ardhja e shqiptarëve në Greqi ka sjellë fenomen pozitiv shumë të madh në rritjen e ekonomisë së Greqisë. Ne i kemi ndihmuar ata. Shqiptarët kanë pasur hallet e tyre por i ka ndihmuar dhe ata , pse duhet të prishet kjo marrëdhënie?”- tha ai.

Zjarr Tv Ad