Lirimi i Tahirit, Sejamini: Yuri Kim e kuptoi se është përdorur

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se reagimi i ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim për lirimin e Saimir Tahirit tregoi dëshpërimin e saj se ku ka përfunduar reforma në drejtësi. Për të ilustruar këtë rast, Sejamini përmendi faktin se gjyqtarja që vendosi lirimin e Tahirit e kaloi vettingun para katër ditësh.

“Unë nuk mendoj se ajo po godet apo qorton ndokënd. Është deklaratë që shpreh dëshpërim. Zonja Yuri Kim kuptoi se është përdorur. Ajo iu ka thënë shqiptarëve se reforma në drejtësi po ecën dhe ndaj në këtë rast po bie ndesh me atë çka ka thënë. Ajo i drejtohet qeverisë së Edi Ramës, miqtë e fuqishëm. Krahason miqtë e sotëm me të vjetrit. Ajo thotë: kjo drejtësi është njësoj si drejtësia e vjetër, po vepron njësoj. Dua të theksoj, shikoni se sa simbolike është çështja “Tahiri”. Ai u akuzua nga Hajdarmataj dhe Sinoimeri për favorizim të trafikut të drogës”, tha ai.

“Shumica e mbrojti Tahirin me seanca të gjata. Këta prokurorët që përfshinë Tahirin në akuza të rënda, drejtësia i përjashtoi, vettingu i rrëzoi. U rrëzuan në emër të drejtësisë së vjetër që nuk ndëshkonte politikanët e vjetër. Drejtësia e re na solli, reforma në drejtësi, na solli ata gjykatës, profesionistë që ndëshkojnë politikanët e lartë.

Gjyqtarja që liroi Tahirin sapo ka kaluar vettingun, gjyqtare e drejtësisë re. Aty mund të bësh ligjërisht çfarë të duash. Por ke prokurori, gjykatë, administratë burgjesh, të reformuar, dhe drejtësia e re ra dakord se gruaja e tij vuan nga një sëmundje e papërcaktuar dhe nuk është e aftë për fëmijët. Uroj që t’i japë Zoti shëndet, por kjo është sëmundje e sajuar. Dikush thotë se vuan nga ankthi i panikut apo spondiliatroza dhe është banalitet.

Fryma e ligjit është diçka tjetër. Po unë supozoj në këtë rast. Drejtësia e re mendohej se do të jepte transparencë. Unë sot dua që drejtësia të më kishte sqaruar, se kush komision ka dhënë këtë gjë. Kjo më bën të mendoj se raporti mjeko-ligjore është diskutuar”, tha Sejamini.

Zjarr Tv Ad