Lirohen plazhet e zaptuara në Durrës, në Vlorë ndëshkime për kuponin tatimor

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lirohen rreth 2000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme në Durrës, në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”.

Policia ka proceduar 6 pronarë subjektesh, për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”, ndëshkuar me parë edhe nga Policia Bashkiake.

“U proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L. B., F. B., O. D., F. R., A. C.,  S. B., të gjithë banues në Durrës. Procedimi ndaj tyre filloi pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse” njofton policia.

Aksioni vijoi edhe në plazhet e Vlorës. Policia ka proceduar penalisht 6 administratorë subjektesh në Radhimë dhe Himarë, konkretisht shtetasit B. D.,  P. K,  M. K,  M. Dh., S. Sh., A. Z.

Policia ka nisur procedimet penale për secilin prej tyre, pasi nga kontrollet e ushtruara në subjektet tregtare në plazhet e Radhimës dhe Gjipesë, është konstatuar se këta shtetas kanë ushtruar aktivitetin “Plazh Privat” me mungesë të theksuar dokumentacioni, nuk lëshonin kupona tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me Bashkitë përkatëse.

Zjarr Tv Ad