Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi sot është liruar me kusht nga burgu. Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se Selimi i cili gjendej në burg është liruar me kusht dhe ai sot pritet të shkoi në shtëpi. Kujtojmë se Selimi për disa ditë ishte në spital për shkak të gjendjes shëndetësore ku më pas ishte rikthyer në burg. Ai ka kryer 2/3 e burgut për çka ishte i dënuar nga Gjykatat vendore. Lirimi i tij është pritur edhe para tre muajve, mirëpo vendimi sapo është marrë nga Gjykata.