Paraditen e sotme u publikua nga Policia e Shtetit një listë ku bëhen publike emrat e 17 personave më të kërkuar në Qarkun e Fierit për dënim me burgim të përjetshëm dhe me 25 vjet burg. Gazetari investigativ Artan Hoxha ka pikasur në emrat e publikuar një person i cili nuk ka precedentë penalë e që për më tepër e njeh edhe nga afër. Hoxha i bën thirrje Policisë së Shtetit që të ndalojë së bëri gafa të këtij lloji, pasi përbaltja e qytetarëve të ndershëm sipas tij nuk sjell asgjë tjetër përveçse lënien në liri të vrasësve.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxha bën të ditur se në radhën e personave që përbëjnë rrezikshmëri të lartë në Qarkun e Fierit ka hasur një individ i cili në të vërtetë nuk ka aspak lidhje me botën e krimit.
“Sokoli ne foto nuk ka asnje lidhje me Sokolin e denuar per krime te renda, te cilin e kerkon policia brenda dhe jashte vendit. Me Sokolin e fotos jemi rritur bashke, jemi nje brez, kemi qene ne klasa paralele ne shkollen 8-vjecare dhe gjimnaz. Sapo pashe foton e tij u habita, mu duk e pabesueshme qe ne 2018-en Policia e Shtetit te bej gafa te tilla”, shkruan Hoxha, duke vijuar më tej se vet Sokoli e ka marrë në telefon dhe e ka njoftuar për vendbanimin e tij të përhershëm.
Kur Policia e Shtetit ngaterron Sokolat.
Policia e Shtetit ka shperndare sot nga webfaqja zyrtare listen e 17 personave me te kerkuar te Qarkut te Fierit, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg.
Sapo u publikua lista, i hodha nje sy me kuriozitet nese personazhet e kesaj liste perputhen me personat te cilet realisht perbejne rrezikshmeri te larte ne qarkun e Fierit. Nuk shkova dot me poshte se numri kater i kesaj liste, sepse foto qe pashe ne krah te gjeneraliteteve Sokol Kadri Hoxha, ishte nje imazh shume i njohur. Sokoli ne foto nuk ka asnje lidhje me Sokolin e denuar per krime te renda, te cilin e kerkon policia brenda dhe jashte vendit. Me Sokolin e fotos jemi rritur bashke, jemi nje brez, kemi qene ne klasa paralele ne shkollen 8-vjecare dhe gjimnaz. Sapo pashe foton e tij u habita, mu duk e pabesueshme qe ne 2018-en Policia e Shtetit te bej gafa te tilla. Per merak te Policise dhe te qytetareve qe e kane lexuar kete njoftim shperndare ne gjithe median shqiptare kete dite, Sokoli i fotos me mori ne telefon dhe me tha se ishte si gjithnje ne vendbanimin e tij Corovode, ku ka jetuar ketu e 44 vite me pare, duke u marre me rritjen e bleteve te tij.
Nese nuk do ta njihja personalisht do ta besoja vertet si 99% e atyre qe e kane lexuar kete lajm se policia po kryen mesemiri detyren e saj.
Zoterinj te policise kam detyrimin tu njoftoj se Sokoli ne foton e publikuar nga ju dhe nepermjet jush ne gjithe median shqiptare nuk ka asnje lidhje me Sokolin e denuar per krime te renda. Ata kane te perbashket emrin, atesine dhe mbiemrin. Por Sokoli ne foto e ka datelindjen 8 janar 1975, Sokoli qe ju kerkoni e ka 17 maj 1975. Sokoli ne foto banon ne qytetin e Corovodes, Sokoli qe kerkoni ka adrese banimi lagja “1 Maji”, ne qytetin e Patosit. Keni te pakten qe nga viti 2002, qe sa here e gjeni kete Sokolin e fotos, ne rruge, ne dogane apo aeroport, i hidhni hekurat pa asnje sqarim dhe pastaj e “postoni” drejt e ne policine e Fierit. Dhe Sokoli i fotos pasi ben disa dite izolim gjithnje u thote se keni ngaterruar persona. Po si eshte e mundur qe per 16 vite me rradhe beni te njejten lajthitje, dhe gjithnje kapni nje njeri ne hallin e vet me duar ne xhepa dhe asnjehere nuk keni ate Sokolin e vertete te denuar me 25 vite per vrasje. Madje ne nje rast nuk e keni lejuar as te votoje Sokolin e fotos.
Po nese nuk e kapni dot Sokolin qe kerkoni, te pakten mos e arrestoni kot Sokolin e fotos se kjo histori eshte bere me teper se qesharake. Hiqjani ate dreq fotografie nga sistemi dhe lejojeni Sokolin e fotos te jetoje jeten e vet si qytetar i lire.
Uroj qe ky gabim 16 vjecar te mos jete bere me dashje per te shpetuar Sokolin vrases ne kurris te Sokolit bleterrites!!!!
Bejeni shpejt sa pa e keshilluar kush Sokolin e fotos, te kap nje avokat te mire dhe t’u hedh ne gjyq se e keni bere balte.