Lista e ushqimeve që shkaktojnë kancer

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mishi i kuq
Mishi i pulës ose i bibës së pjekur është burim i shkëlqyeshëm i proteinave që janë të nevojshme për zhvillimin e muskujve, por produktet e përpunuara të tyre, siç janë virshllet dhe sallamet, nuk do të sjellin kurrfarë dobie, sepse për prodhimin e tyre përdoren nitrate dhe nitrite. Po ashtu mishi i skarës shkakton krijimin e qelizave kancerogjene, ndërsa rrezikun më të madh e paraqet mishi i kuq.

Vaji pjesërisht i hidrogjenizuar
Shumica e ushqimeve të shijshme që i hamë përmbajnë vaj pjesërisht të hidrogjenizuar. Kjo është një substancë e cila në temperaturë të dhomës është në gjendje të ngurtë. Shtohet në ushqime për të përmirësuar shijen e saj dhe për të shtyrë afatin e qëndrueshmërisë. Në tiketat e këtyre ushqimeve ky vaj zakonisht është i shënuar si transyndyrë.

Ushqimi i konservuar
Sipas studimeve shkencore është treguar se shumë konserva janë të mbuluara me bisfenol-A (PBA), për të cilin është treguar se dëmton ADN-në tonë. Kjo substancë rrit rrezikun e llojeve të caktuara të kancerit dhe të diabetit të tipit 2.

Ushqimi i thartë 
Ekzistojnë adhurues të shumtë të ushqimeve të tharta, siç janë turshitë. Pa marrë parasysh shijen, ushqimi i thartë është armik i madh i lukthit tuaj dhe këtu nuk nënkuptohet largimi i tërësishëm i këtyre ushqimeve, po rregullimi i porcioneve ditore. P.sh. lakra turshi ka përbërje të shkëlqyeshme probiotike dhe nëse konsumohet në sasi të matur është shumë e shëndetshme.

Alkooli
Pirja e tepruar e alkoolit nxit paraqitjen e kancerit të mëlçisë, të gjirit dhe të zorrës së trashë. Pirja e alkoolit duhet të sillet në një gotë në ditë.

 

Zjarr Tv Ad