Truri i grave është katër vjet më i ri sesa truri i burrave

0
12

Hulumtuesit kanë zbuluar se gratë e shëndosha kanë një moshë metabolike të trurit që është vazhdimisht më e re se mosha metabolike e trurit të burrave të së njëjtës moshë. Ky dallim është vërejtur edhe te personat e moshës së re dhe tek të moshuarit. Sipas gjetjeve të këtij studimi, ndryshimet e mënyrës së përdorimit të energjisë nga truri gjatë jetës së një personi zhvillohen më shpejt te gratë sesa te burrat. Ndonëse studiuesit nuk i kanë të qarta pasojat shëndetësore të këtij dallimi, ky studim mund ta ndihmojë spjegimin e faktit që femrat janë më të freskëta mendërisht sesa burrat.“Metabolizmi i trurit ndryshon me kalimin e kohës, por ajo që kemi vërejtur është se ka dallime të konsiderueshme mes dy gjinive. Nëse metabolizmi i trurit merret si mënyrë e përcaktimit të moshës, duket se gratë janë katër vjet më të reja sesa mosha e vërtetë e tyre”, thotë Marcus Raichle, neurobiolog në Universitetin e Uashingtonit. Shkencëtarët e përdorën një teknikë të studimit të trurit për matjen e qarkullimit të oksigjenit dhe glukozës në trurin e 121 grave dhe 84 burrave të moshës 20 deri 82-vjeçare. Vëzhgimet e trurit treguan se sheqeri shndërrohej në energji më shpejt në trurin e grave sesa në trurin e burrave, shkruan “The Guardian”.