Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakic njoftoi se anëtarët e SL janë dëbuar nga Qendra e Numërimit të KQZ-së në Prishtinë sot, duke akuzuar se votat serbe po vidhen për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve serbë të Kosovës.
Deklarata e Rakic erdhi pas ndërprerjes së numërimti të votave që erdhën nga Serbia për shkak të helmimit të anëtarëve të komisionit të cilët pësuan alergji pas kontaktit me zarfet.
Edhe Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Djuric akuzoi se në Kosovë po përgatitet manipulimi i votave serbe.
“E gjithë bota duhet të shohë se çfarë lloj shovinistësh dhe lunatikë janë të angazhuar në politikën e Prishtinës, dhe e gjithë kjo po bëhet për të akuzuar edhe një herë në mënyrë të gabuar serbët dhe t’i ekspozojnë ata ndaj urrejtjes, me qëllimin për të hequr Rada Trajkoviçin dhe kandidatët e tjerë nga humnera e katastrofës zgjedhore.”