Listat e zgjedhësve, KQZ: Afati i fundit kur mund të kontrolloni për emrin

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del me deklaratë lidhur me listat e zgjedhësve sa i takon zgjedhjeve të 30 qershorit.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj tha sot në zbatim të nenit 51 pika 4 e Kodit Zgjedhor, 30 ditë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, Zyrat e Gjendjes Civile pas miratimit nga kryetari i njësisë vendore kanë printuar dhe publikuar ekstraktin e përbërësve zgjedhor të të gjithë shtetasve që kanë vendbanimin në zonat e qendrave të votimit nën juridiksionin e çdo zyre.

Në vijim deklaroi se njësitë e qeverisjes vendore duhet të kenë në vëmendje që publikimi të bëhet në mënyrë të përsëritur çdo 30 ditë deri në shpalljen e listës përfundimtare të zgjedhësve dhe të pasqyrohet çdo ndryshim i përbërësve zgjedhorë të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, që është bërë nga publikimi paraardhës.

Gjithashtu, KQZ ju kujton kryetarëve të qeverisjes vendore detyrimin që kanë për të lajmëruar me shkrim çdo zgjedhës të përfshirë në listën zgjedhore të qendrave të votimit në njësitë e tyre të qeverisjes vendore.

Hoxhaj tha se mos zbatimi i këtij detyrimi nga organet e qeverisjes vendore në zgjedhjet e kaluara, është konstatuar edhe nga misionet vëzhguese ndërkombëtare, të cilat e kanë konsideruar si shkak për pamundësinë e votimit nga disa zgjedhës në zona të ndryshme të vendit.

Në vijim shtoi se KQZ-ja është e vendosur të mos tolerojë rastet e shkeljes së dispozitave ligjore nga drejtuesit e institucioneve përgjegjëse dhe për rastet që do të konstatohen do të vendosë sanksionet e parashikuara nga Kodi Zgjedhor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxit të gjithë qytetarët të cilët kanë të drejtën e votës, përfshirë dhe ata të cilët në datën 30 qershor mbushin 18 vjeç, që të kontrollojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve, të publikuar pranë Zyrave të Gjendjes Civile ku kanë të regjistruar vendbanimin e tyre. Gjithashtu, të gjithë qytetarët brenda edhe jashtë vendit, mund të kontrollojnë emrin e tyre edhe në listën elektronike të zgjedhësve të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Komisionit www.cec.org.al si edhe dhe në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Brendshme”, u shpreh Hoxhaj.

Në këtë linjë shtoi se të gjithë shtetasit të cilët konstatojnë pasaktësi në të dhënat e tyre në listën e zgjedhësve mund ti drejtohen Zyrave të Gjendjes Civile ku kanë të regjistruar vendbanimin e tyre, për të plotësuar apo saktësuar të dhënat e tyre.

Po ashtu tha se në respektim të nenit 56 pika 1 dhe 3 e Kodit Zgjedhor, Zyra e Gjendjes Civile harton listën përfundimtare të zgjedhësve për çdo qendre votimi, jo më vonë se data 21 maj dhe i dërgohet Komisioneve të Zonave të Administrimit të Zgjedhjeve jo më vonë së data 26 maj.

“Pas datës 21 maj, lista e zgjedhësve nuk mund të ndryshohet, ndaj nxisim qytetarët që të kontrollojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve para kësaj date. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel organeve të qeverisjes vendore të tregojnë përgjegjshmëri në zbatimin e ligjit zgjedhor dhe të informojnë e ndërgjegjësojnë qytetarët për përfshirjen e tyre në ekstraktin e listës zgjedhore”, deklaroi Hoxhaj.

Zjarr Tv Ad