Kartat e identitetit/ Fluks në zyrat postare të Vlorës

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kartat e identitetit me afat skadimi 6 muajt e parë të 2019-ës, kanë sjellë dyndje në zyrat postare qytetarë të shumtë.

Vetëm në postën qëndrore në Vlorë janë tërhequr 650 kupona nga dt 7 -11 janar, nga të cilat 110 vetëm këtë të premte.

Shifra konfirmohet  nga kreu i postës shqiptare, Vullnet Bilbili.

Në rang vendi janë rreth 1.4 mln karta id të cilat skadojnë.

Pritet që fluksi të jetë i lartë gjatë këtyre muajve në zyrat e postës.

Shifrat gjatë ditëve të para të Janarit kanë qenë të larta pasi kanë aplikuar edhe emigrantë përpara kthimit në vendrezidencat e tyre në përfundim të pushimeve të fundvitit.

Zjarr Tv Ad