Lleshaj:”2020 e shpallëm Vitin e Sigurisë Rrugore”/Qytetari:”O qyp,3 muaj s’pati makina nëpër rrugë”

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Që ministri i brendshëm Sandër Lleshaj të lëvdohet për punën e dikasterit që ai drejton, në raste arritjesh, nuk është asgjë e keqe, por me postimin e fundit, duket se ka kryer një autogol spektakolar.

Duke folur për numrin e aksidenteve që kanë ndodhur në 7 muajt e parë të këtij viti, Lleshaj i krahason ato me një vit më parë, duke thënë se ka pasur një ulje të ndjeshme.

Ajo që nuk thotë ministri, por që kujdesen t’ia kujtojnë ndjekësit e tij në Facebook, është fakti se për më shumë se 3 muaj vendi qe në karantinë, ku lëvizja e mjeteve ishtë në mos e ndaluar e kufizuar ndjeshëm.

Duke marrë parasysh se gjysma e këtij viti ka qenë me numër të kufizuar lëvizjesh, atëherë shifra e aksidenteve të këtij 7 mujori të parë do të ishte një kambanë alarmi për institucionin që Lleshaj drejton.

“2020 e shpallëm Vitin e Sigurisë Rrugore, me synimin të vijojmë uljen e kurbës së aksidenteve, me objektiv zero jetë të humbura në 2050.

Numri i jetëve të shpëtuara në këto 7 muaj është tregues sinjifikativ për punën e bërë nga institucionet  dhe rritjen e përgjegjshmërisē tek drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës.

Në vjeshtē 2020 do të kemi gati dhe do të prezantojmë paketën e plotë me ndryshimet ligjore për përmirësimet në Kodin Rrugor, që forcojnë masat dhe i bëjnë rrugët tona më të sigurta”, shkruan Lleshaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

Ndërkohë që një nga komentet më pikante të një qytetari është si më poshtë:

-O qyp , vetëm po të aksidentoheshin ato tanket që luftonit Covid-in , se 3 muaj s’pati makina nëpër rrugë … Je Ministër në Shqipëri , e di këtë ?! Ç’është kjo ‘’sinjifikativ’’ ?! Te fjalori i syve që të pëlcasin e ke lexuar ?! I mbaruan fjalët gjuhës shqipe o kapterr Gazi ?!

Zjarr Tv Ad