“Loja ka marrë dimension të ri”/ Hoxha “zbërthen” Ramën, mesazhi që përcolli me gjuhën e trupit

0
796
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me videomesazhin që kryeministri Edi Rama nxori ditën e djeshme për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Hoxha ka analizuar gjuhën e trupit të kreut të qeverisë gjatë deklaratës, duke nënkuptuar se ajo reflekton një situatë jo të lehtë që është krijuar në qarqet politike nga zhvillimet e fundit.

Hoxha ka shkruar se vështirësia në frymëmarrje gjatë leximit të deklaratës tregonin qartë se loja tashmë ka marrë një dimension të ri.

Ndër të tjera, gazetari ka theksuar se me ikjen e Ahmetajt dhe daljen jashtë kontrollit të tij, Rama do e ketë të vështirë të ruaj balancat.

“Sa herë që Padishaut i mbahet fryma, kur lexon deklarata të shkruajtura më parë dhe nuk lejon prezencën e gazetarëve për t’iu shmangur pyetjeve të sikletshme, atmosfera rrotull tij është bërë mbytëse…

Sa herë që Padishaut i mbahet fryma, kur lexon deklarata të shkruajtura më parë dhe nuk lejon prezencën e gazetarëve për t’iu shmangur pyetjeve të sikletshme, atmosfera rrotull tij është bërë mbytëse…

Edhe pse është zhegu i meskorrikut, Padishau, si rrallëherë, u shfaq serioz, i veshur me kostum për stinët më të freskëta të vitit dhe i mbërthyer deri në fyt me kravatë pa gjallesa ekzotike shumëngjyrëshe.

Dihatja e thellë gjatë leximit të deklarates dhe vështirësia në frymarrje, tregonin qartë se loja tashmë ka marrë një dimension të ri…

Me ish-krahun e djathtë jashtë qelive të burgut dhe larg kontrollit të tij, do të jetë më e vështirë të ruajë ballancat, tashmë të zhbalancuara të lukunisë së hienave që ka pas…

Mbahu “tigër”, mos u dorëzo…

Rezisto, qoftë dhe si “lepur”…

“Pemtoret me dardha” të pushtetit, nuk i rrezikojnë ulërimat e “tigrit”, por brejtjet e levoreve të pemëve nga “lepujt””, ka shkruar Hoxha.

Zjarr Tv Ad