Lojtari i Skënderbeut vuan nga kanceri, klubi korçar del në njoftim zyrtar dhe bën gjestin e madh

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nesër, Skënderbeu do të luajë kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të e Superiores. Para këtij takimi, klubi korçar ka dalë me një njoftim në kanalin zyrtar ku bën me dije që të ardhurat e grumbulluara nga biletat do të shkojnë në ndihmë të lojtarit Dorian Tahirllari. Ky i fundit është vetëm 17-vjeç dhe është pjesë e skuadrës U-17, por që fatkeqësisht vuan nga sëmundja e rëndë e tumorit. Kësisoj në kanalin zyrtar të klubit bardhekuq shkruhej:

“Të dashur tifozë dhe sportdashës bardhekuq ju informojmë se të ardhurat nga ndeshja e radhës ndaj Tiranës, e cila do të zhvillohet nesër, ora 18:00 do të shkojnë për Dorianin.

Dorian Tahirllari është 17 vjeç dhe pjesë e ekipit Under17. Doriani është diagnostifikuar me Tumor në rruazat kurrizore dhe në stomak. KF Skënderbeu ka vendosur që të gjitha të ardhurat e mbledhura nga biletat e ndeshjes ndaj Tiranës të shkojnë për kurimin e Dorianit. Nesër, një arsye më shumë për të qënë i pranishëm në mbështetje të ujqërve”, përfundon njoftimi i klubit korçar. Kujtojmë që ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës do të zhvillohet në orën 18:00.

 

Zjarr Tv Ad