Lorenc Vangjeli bën të tjera parashikime: PD do humbë zgjedhjet lokale, Berisha do ketë një tjetër formulë

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për analistin Lorenc Vangjeli, kryeministri Edi Rama ka luajtur politikisht korrekt për zgjedhjen e presidentit të ri. I ftuar në studion e ABC Live, Vangjeli tha se më shumë se presidenti, Ramës i intereson procesi. Analisti thotë se kryeministri shpreson për një president me 84 vota.

“Rama ka luajtur politikisht korrekt edhe nga pikëpamja kushtetuese ka qenë korrekte. Tentativa e tj për një president me 84 vota është në frymën e kushtetutës. Në këtë kohë paragjykimesh dhe për një sërë arsyesh të tjera ë ngjan se opozita edhe njëherë dëshmoi se mikrobi i vjetër bojkoti nuk është shpëputur ende prej trupit të saj.

Këtë javë kanë lëvizur gjërat në një drejtim tjetër. Ka pasur emra që më shumë nga mundësia janë artikuluar nga dëshira. Vetë Rama nuk është i bindur në atë që çfarë do të japë. Por duke tentuar të gjykojë kam përshtypjen se më shumë se emri i ri i presidentit i intereson procesi. Shpreson që të ketë një president minimalisht me 84 vota. Do të vinë nga grupe të tjera, jo nga Rithemelimi. Besoj se deputetët e grupeve të tjera nëse kandidatura do të jetë e përshtatshme besoj se te fshehtësia e votës mund të gjejnë edhe firmën e tyre”, tha Vangjeli

Duke komentuar më tej situatën në selinë blu, analisti shprehet të gjitha gjasat janë që PD të humbë sërish zgjedhjet e ardhshme lokale. Për të shmangur votëbesimin në Këshillin Kombëtar, që Vangjeli e quan se do të jetë poshtëruese për Berishën, ai thotë se ish-kryeministri do të zgjedhë një formulë tjetër.

“Shumë shpejt kemi zgjedhje lokale dhe siç duket opozita do t’i humbasë dhe zoti Berisha do t’i duhet ti nënshtrohet votëbesimit në Këshillin Kombëtar që do të ishte vota më poshtëruese për të. Besoj se do të ketë një tjetër formulë. Të jesh duke mos qenë. Ai do të vazhdojë të jetë atje. Ka pasur një formulë të tillë PS kur kishin kryetarin në burg. Besoj se edhe PD do të shkojë drejt kësaj formule. Përfshi edhe këtu Ilir Metën, ndryshojnë edhe ekuilibrat. Çdo veprim përtej kësaj lëvizje ka një përgjigje PD do të vazhdojë të jetë në opozitë. Herën e katërt nuk të bën më përshtypje”, tha ai.

Analisti thekson se grupi i Enkelejd Alibeaj është më i fortë  në Parlament, por i shkëputur nga baza. Sa i takon vendimit të Apelit, analisti thotë se mjetet juridike nuk mund të ndryshojnë fatet politike.

“Grupimi i Alibeajt është i fortë në parlament, por i shkëputur nga baza. Vendimi i Apelit nuk ka ndonjnë rëndësi të madhe. Mjetet juridike nuk mund të ndryshojnë fatet politike. Atë që është marrë me votë nuk mund ta japë një gjyqtare. Ja u rrua ajo. ndërkohë që zoti Berisha është rikthyer si luan, një pjesë e madhe atij grupi i luten perëndisë që gjithçka të jetë ëndërr”, pohoi analisti.

Zjarr Tv Ad