Lorenc Vangjeli: Nëse Rama s’do të ishte Kryeministër një ditë, PS do shkatërrohej më keq se PD…

0
166
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PD e zhytur në kaos, por a ka krizë edhe në PS? Për këtë u diskutua në Report Tv, ku ishte i ftuar deputeti i PS, Petro Koçi që tha se partia në pushtet ka treguar në këto 10 vite se i ka përballuar mirë sfidat.

Duke bërë një analizë të krizës në PD, analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin “Kontrast” nga Denis Minga se nëse Edi Rama do zgjidhte të mos shkonte në punë një ditë, do kishte kaos në PS.

Por Petro Koçi u shpreh se nuk mund të bëhet krahasimi i PS me PD se nuk janë në të njëjtat rrethana. Teksa përmend faktin që Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kursenin akuzat me njëri-tjetrin.

Shton se në PS nuk ka kthim mbrapa të njerëzve që shkëputen nga politika. Këtu i referohet Berishës që zgjodhi të merrte sërish në dorë frenat e PD pas dështimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Lorenc Vangjeli: Garën nuk e kanë me Edi Ramën që e mallkojnë nga mëngjesi në darkë, por me veten e tyre. Kriza e vërtetë e PD nuk filloi me humbjen e zgjedhjeve, por kishte filluar më parë kur hija e rëndë e Berishës nuk kishte lënë askënd të ishte konkurrent i një mendimi vetjak.

Të gjithë tentonin t’i ngjanin. Në PS është e njëjta dramë. Imagjinoni nëse një mëngjes Edi Rama thotë nuk shkoj më në punë. Reaksioni që do të shkaktonte në PS do të ishte i të njëjtës formë, ndoshta dhe më i fortë me kusht që Rama të mos ishte kujdestar.

Petro Koçi: Edhe Basha e ka përdorur si alibi Berishën. Ata e kanë përdorur njëri-tjetrin. Nuk mund të krahasohet situata në PD me PS sot.  Nuk jemi në situatën që të vëmë në pikëpyetje Ramën si kryetar të PS dhe si kryeministër.

Duhet të kishim rrethana të tjera që të vihej në dyshim dhe të kishim alternativa e hipoteza. Kam përshtypjen që në PS, njerëzit që shkëputen nga plani organizativ nuk kthehen më mbrapa. Nuk jemi fare në atë pikë.

Ndër të tjera, Petro Koçi shtoi se pushteti vjen me rreziqet por ia kanë dalë t’i përballojnë falë energjisë së kryeministrit Edi Rama. Megjithatë shtoi se problemet mund të qëndrojnë në bazë.

Zjarr Tv Ad