Gazetari Lorenc Vangjeli thotë se mënyra si reagoi Sali Berisha pas incidentit në protestë ishte ajo e një burri shteti. Por sipas Vangjelit, ai u kthye menjëherë në kostumin e vjetër.
“Brenda në kishë, Sali Berisha përmendi luftë pushtues. Pra fjalor luftarak. Në mesditën e së martës pas incidentit pamë një burrë shteti. Kërkoi të vazhdonte protesta paqësisht dhe mbajti gjithë turmën. Ishte akti i një burri shteti që e afron drejt pushtetit. Po shumë shpejt ai u rikthye në veshjen e mëparshme”, tha Vangjeli.
Vangjeli tha se e vetmja që mund të largojë Ramën nga pushteti është një opozitë e ndershme.
“Ka vetëm një mënyrë. Këtë mënyrë e përmendte Edi Rama para se të bënte publike marrëveshjen me Ilir Metën. E dimë që do na vjedhë, por vala e votës duhet të jetë më e lartë se diga e vjedhjes. Pra në pushtet nuk vjen dot duke mohuar, por duke pohuar e dhënë ide. Nuk mund të ketë ndryshim me një ofertë të ngjashme”, u shpreh Vangjeli.