Lorenc Vangjeli: Votat e Patozit dhe Topallit do shkojnë në shtratin e Edi Ramës…

0
1481
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lorenc Vangjeli, ka folur për rolin e partive të reja në zgjedhjet e 25 Prillit, ku tha se; votat që do të dalin nga këto parti, do të shkojnë në favor të Partisë Socialiste. Kryesisht, i është referuar forcave të drejtuara përkatësisht nga Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli, gjithashtu gazetari tha se; paradoksalisht votat e tyre, do të shkojnë në shtratin e Edi Ramës.

“Janë dy personazhe të rëndësishme, qoftë Patozi qoftë Zonja Topalli. Ata nuk do të bënin asnjë hap në favor të zotit Rama, e konsiderojnë madje edhe ideologjik. Por në fund të datës 25 Prill, në fund të mbrëmjes, paradoksalisht votat e tyre do të shkojnë në shtratin e Edi Ramës. Edi Rama në fund të asaj mbrëmjeje do të jetë mullixhiu i kënaqur”, është shprehur Vangjeli.

Zjarr Tv Ad