LSI kundër propozimit për uljen e pensioneve: Turp! Ndërkohë vijon vjedhja 250 mln euro PPP

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklarata e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja se dalja nga kriza ekonomike do të realizohet duke ulur shpenzimet dhe pagat dhe pensioneve ka sjellë reagimin edhe të ish deputetëve të LSI-së

“Fytyra e vërtetë çnjerëzore e kriminale e kësaj mazhorance kërkon tani të ulë pensionet, ndërkohë që vjedhja nëpërmjet koncesioneve dhe PPP-ve shtohet.

A mund të luhet kështu me jetët e njerëzve, a pranohet ky lloj eksperimenti social?

Nga njëra anë i qajnë hallet me lot krokodili pensionistëve, i mbyllin në shtëpi për ti mbrojtur nga virusi e nga ana tjetër duan tu ulin pensionet që të mos kenë mundësi të ushqehen e të blejnë ilaçe.

Turp!” shkruan ish deputetja  e LSI-së Kejdi Mehmetaj në një postim në facebook.

Ndërsa Ish deputetja tjetër e LSI-së, Erisa Xhixho nënvizon se jemi në kushtet kushtet e një shteti në prag falimentimit.

“Qeveria e shtypjes dhe shkatërrimit kërkon uljen e pensioneve dhe rrogave të shqiptarëve kushtet e një shteti në prag falimentimit. Nderkohë vjedhja e parave të shqiptarve të vazhdoj, me 250 milion euro PPP e koncensionet të mbeten të paprekura. Me tendera sekret, nga ushqimet te letrat higjenike. Jemi në kushtet e një shteti në prag falimentimit.
Qeveria të shprehet dhe ti tregojë Shqiptarëve në çfarë grope financiare e ka sjellë ekonominë e vendit, vjedhja vjedhja dhe vetëm vjedhja.

Kjo tregon dështimin dramatik kësaj qeverie.
Sot maska, fasadat, propaganda kane rënë.”

Zjarr Tv Ad