LSI nuk thotë “JO” për bashkëpunim me Berishën: Braimllari në zgjedhjet e 6 marsit do përkrahim kandidatët që janë në sfid me regjimin

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi me Grupin e Rithemelimit të Sali Berishës, për zgjedhjet e 6 marsit. I pyetur nëse do mbështesin kandidatët e Berishës apo do kenë të vetët, Braimllari tha se LSI do bashkëpunojë me “opozitën e vërtetë”.

“Po bëhen sondazhet e nevojshme. Ne do përkrahim çdo kandidaturë e cila është në luftë me regjimin dhe është një opozitë e vërtetë. Opozitë të vërtetë quaj atë që lufton regjimin. Pas 25 prillit është faktuar që Basha është në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me Ramën”, u shpreh përfaqësuesi i LSI në Ora News.

Dy ditë më parë kjo forcë politike dërgoi kërkesë për regjistrim në KQZ, për të marrë pjesë në zgjedhjet për të gjashta bashkitë.

“Përzgjedhja e kandidaturave në këto 6 bashki është një mënyrë e drejtpërdrejtë me zonën, por mbi të gjitha ka të bëjë me faktorët. Ka një rëndësi të veçantë 6 marsi sepse një herë e përgjithmonë do ndajë opozitën e vërtetë nga opozita fasadë. Është e qartë që opozita po shkon në këto zgjedhje në disa drejtime, por ajo që mund të themi me përgjegjësi të madhe ka të bëjë me faktin e pozicionimit të faktorëve opozitë në opozitë reale me keqqeverisjen”, përmbylli Endrit Braimllari.

Zjarr Tv Ad