Lufta në Lindjen e Mesme/ Qytetarët protestë në mbështetje të Palestinës te ‘Sheshi Skënderbej’, përplasen me policinë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu si në shumë vende të botës, edhe në sheshin Skënderbej në Tiranë, qytetarët janë mbledhur dhe po protestojnë këtë të dielë në mbështetje të Palestinës.

Dhjetëra qytetarë, me pankarta në duar, kanë shprehur mbështetje ndaj popullit palestinez, i cili po përjeton luftën mes Izraelit dhe Hamasit prej rreth një muaji.

Gjatë tubimit u bënë thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, gjenocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza.

Në protestë nuk munguan as përplasjet me policinë, pasi këta të fundit penguan marshimin e qytetarëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Zjarr Tv Ad