“LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET!”, Edi Ramën nuk e mban vendi për çmimet, reagon përsëri: Shikoni çfarë bëhet, nuk jemi në kohë normale!

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të dytë këtë të mërkurë për rritjen e çmimeve. Më herët, ai tha se pavarësisht rritjes së çmimeve të energjisë qeveria shqiptare ka krijuar një mburojë për konsumatorët familjarë që ata të mos preken.

Pas komenteve dhe reagimeve në shkrimin e parë, kryeministri ka reaguar përsëri dhe shkruan ” e mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe…”

“E mirëkuptoj tërêsisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht:

QEVERIA KE VENDOSUR MBUROJË FINANCIARE MBI FATURËN E ENERGJISË PËR FAMILjARËT DHE BIZNESIT E VOGËL dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo!

LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Zjarr Tv Ad