Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
USS Fort McHenry është anija e parë amerikane që hyn në këta ujëra që nga një përplasje midis forcave të Rusisë dhe Ukrainës, pranë Gadishullit të Krimesë, në muajin nëntor. Zyrtarët rumunë dhe amerikanë thanë se anija arriti në portin Constanta dhe se do të qëndrojë atje deri më 10 janar. Ajo do të zhvillojë manovra të përbashkëta ushtarake me një luftanije rumune në ujërat territorialë dhe ndërkombëtarë. Një zëdhënës i marinës amerikane tha për agjencinë e lajmeve TASS se luftanija në Detin e Zi është në përputhje me konventat ndërkombëtare që parashohin qasjen në det.