Luftëtarët e të ashtuquajturit Shteti Islamik janë detyruar të tërhiqen nga qyteti sirian i Palmiras

0
950
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luftëtarët e të ashtuquajturit Shteti Islamik janë detyruar të tërhiqen nga qyteti sirian i Palmiras, disa orë pasi tentuan ta rimarrin atë.  Sulmet ajrore ruse kanë detyruar militantët që të tërhiqen në periferi, tha një grup lokal i monitorimit, sipas BBC-së.  Ushtria siriane ka dërguar përforcime në qytet, duke larguar përkohësisht nga trupat nga Aleppo. IS-s, mbajti për rreth një vit nën kontroll Palmiran, qytetin e përfshirë në trashëgiminë botërore nga UNESCO. Grupi nisi ofensivën në fillim të javës, ndërsa të shtunën hyri përkohësisht në qytetin e lashtë.  Pas luftimeve të shumta, një aktivist i tha BBC-së se qyteti ra “pak a shumë” në duart e ISIS. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër tha se bombardimet intensive nga aeroplanët luftarakë rusë detyruan militantët që të tërhiqen në periferi të qytetit.  Sulmi në Palmira ishte një pengesë e papritur dhe humbje për qeverinë e presidentit Bashar al-Asad.///

download images palmyra10-990x606

Zjarr Tv Ad