Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas Jetmir Krasniqi, Leontrim Kryeziu dhe Armando Sadikut, Lugano vijon të shtojë “koloninë shqiptare” në gjirin e saj. Futbollisti i fundit me origjinë shqiptare që i është bashkuar skuadrës bardhezi është Centrim Kameraj.
Mbrojtësi kosovar me pasaportë zviceriane ka gjetur akordin me skuadrën e Lugano, ku fillimisht do të bashkohet me skuadrën B të ekipit. Kameraj është një futbollist i klasit ’99. Ai është formuar te skuadra tjetër zviceriane, Luzern, përpara se të nënshkruajë për skuadrën e Juventusit në Itali.
Te Lugano, Centrim ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2021.