Produksioni i “Big Brother Vip” mbrëmjen e djeshme bëri diçka që shumë do e ëndërronin. Nxorri rezultatet e analizave të një sëmundje të rrallë për më pak se dy orë.
Luiz Ejlli pasi rrëfeu se vuante nga një sëmundje e rrallë, produksioni i “mëshirshëm” i dha mundësinë të kryente të gjitha ekzaminimet gjatë “prime-it”.
Ai u kthye në shtëpi si “gënjeshtar” me banorët të cilët i dolën krejt kundër dhe produksioni i “BBV” si gjithmonë ia doli me të tijën.
Pas përfundimit të “shfaqjes” Luizi gjatë gjithë bisedave me banorët që i janë afruar për ta pyetur apo edhe kërkuar sqarim është treguar shumë i ngurtë dhe jo vetvetja.
Madje ai në një bashkëbisedim me Tean, i kërkoi mos ta pyeste më shumë se po foli do i dilnin probleme kur të dilte jashtë. Aq sa mund të përfundonte edhe në pranga.
Kujtojmë se personazhet firmosin një kontratë që përfshin një penalitet shumë të lartë nëse “njollosin” emisionin dhe televizionin.
Për pak, Luizi desh nxorri zbuluar produksionin se në fakt i kishte fshehur diçka tepër serioze, që duhet të ishte konstatuar nga testet dhe ekzaminimet e tyre që në fillimet e spektaklit.
Mirëpo, pas disa bisedash në dhomën e rrëfimit, historia e Luizit ndryshoi rrugës, ndërsa përgjigjet e ekzaminimeve të tij dolën brenda një afati kohor prej dy orësh, gjë aspak e llogjikshme dhe e besueshme për një publik të tërë!