Luiza Gega merr vlerësimin e lartë, kampiones së Europës i jepet titulli “Qytetar Nderi”

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në qytetin e minatorëve të Bulqizës do të organizohet të hënën ceremonia e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” kampiones europiane Luiza Gega.

Pas fitimit të titullit kampione e Europës, Luiza Gega është vlerësuar dhe nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës.

Mësohet se  ditën e sotme, me konsensus të plotë i është dhënë titulli “Qytetar Nderi”, kampiones Luiza Gega. Atletja shqiptare u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë.

Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila ngjitet në majën e Europës.

Burimi: Panorama.al

Zjarr Tv Ad