Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Luiza Gega është shpallur kampione e Europës në garën 3000 metra me pengesa që po zhvillohet në Kampionatin Europian të Atletikës në Poloni.
Atletja shqiptare është renditur e para duke vendosur edhe një rekord të ri me kohën 9 minuta e 17 sekonda.
Performanca e atletes 34-vjeçares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve më të larta atletikës në Europë, të cilët kanë shprehur publikisht vlerësimet.
Gega barazon tashmë rekordet e Ivet Lalova Colio nga Bullgaria, e cila numëron 11 fitore dhe 2 vende të dyta në garat evropiane, e cila është cilësuar si atletja më e suksesshme në Evropë.
Dy ditë më parë, Gega u shpall fituese në garën 5,000 metra.