Luiza Gega shpallet kampione e Europës, medalje e artë dhe rekord i ri në 3,000 metra me pengesa

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luiza Gega është shpallur kampione e Europës në garën 3000 metra me pengesa që po zhvillohet në Kampionatin Europian të Atletikës në Poloni.

Atletja shqiptare është renditur e para duke vendosur edhe një rekord të ri me kohën 9 minuta e 17 sekonda.

Performanca e atletes 34-vjeçares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve më të larta atletikës në Europë, të cilët kanë shprehur publikisht vlerësimet.

Gega barazon tashmë rekordet e Ivet Lalova Colio nga Bullgaria, e cila numëron 11 fitore dhe 2 vende të dyta në garat evropiane, e cila është cilësuar si atletja më e suksesshme në Evropë.

Dy ditë më parë, Gega u shpall fituese në garën 5,000 metra.

Zjarr Tv Ad