Luiz Ejlli ka treguar që ka interes të madhe për të njohur Kiara Titon. Ai madje nuk i shkon një ditë duke mos e ngacmuar apo duke i shprehur interesin asaj.
Ndërkohë gjatë një bisede me banorët, këngëtari i njohur është shprehur se vetëm një femër mund ta ndalonte atë dhe ajo është nëna e tij.
“Veç po u hap ajo derë dhe hy një femër, vetëm një femër mund të më ndalë mua që mos të merrem me Kiarën”, tha Luizi. Teksa Olta e pyet: “Kush?”
Luizi përgjigjet direkt: Veç po hyri nëna, se thotë lëre se flas vetë me të
Luizi, kryefjala e këtij edicioni të Big Brother VIP dje ka “lëshuar” perlën e radhës duke bërë për të qeshur Kiarën dhe banorët e tjerë.
Kameras nuk i ka shpëtuar ky moment bejtesh i cili po bën xhiron në rrjet me reagime dhe komente të shumta.
Moj Kiar… Oj Kiar në qoftë se më do! Kur t’delsh jashtë mos m’luj bishtin me këdo. Se synit tem si shpëton kurrgja, edhe mizën hava, e dalloj me menje temen, a asht mashkull apo asht femen.
A është e lehtë, a është me barrë…Du kushte po s’jam i marrë. Mos mu shtir si piskavic, prandaj duje kët Luiz! Se jam ma i miri n’Shkodër! S’la hajdut as n’fush as n’kodër!
Pa i kap e pa i Ishu, lozin menç ata për mu. Se ku i marrin paret përnat, as s’ju përzihem hic n’zanat. Se kam qejf me l?mu, se ata paret i ndajnë me mu.
Prandai më hiq prej ketij sikleti, se s’ka tradheti me Luiz shtetin. Ndac per me ba dashni per s’marit, t’pres sa t’erret n’kry t’pazarit.