Luizi thyen rregullin kryesor të BBV: Ja dënimi që pritet të marr nga produksioni

0
1505
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luiz Ejlli është banori i parë që vendosi që të hiqte litarin gjatë lojës me litar.Duke qenë se i pari që heq litarin i jep avantazh një tjetri të grupit të tij, këngëtari vendosi që të rrezikonte, edhe pse del automatikisht në nominim.

Edhe pse nuk e di se kujt i shkon ky avantazh, Luizi u shpreh se ja vlen që të rrezikojë dhe menjëherë e hoqi litarin, ndërsa pjesëtarët e grupin e nisën lojën.

Ndërkohë kujtojmë se banorët do të qëndrojnë 24 orë lidhur me njëri tjetrin, duke mos e shkëputur për asnjë moment litarin. Grupi që do të shpallet fitues, do të ketë imunitet në lojë.

Gjithashtu vëllai i madh u ka komunikuar banorëve se nëse dikush prej tyre heq litarin qëllimisht, jo vetëm që do të skualifikohet nga loja, por do kalojë menjëherë në nominim.

Nderkohe Kiara është mërzitur së fundmi me Luizin. Kjo sepse ai ka hequr litarin (veprim që e dërgon në nominim) dhe i ka thënë Kiarës: Dua ta shikoj a na do publiku bashkë! Kjo e ka mërzitur moderatoren sepse këngëtari e ka rrezikuar dhe atë.

Ajo është shprehur se nuk e ka problem të dalë nga shtëpia, por nuk i vjen mirë që Luizi nuk e ka aspak problem ta rrezikojë vetëm për të parë nëse publiku i do apo jo.

Zjarr Tv Ad