Luksi i shfrenuar i Ramës, Blushi: Blerje tantellash, kupa akulloresh, gota uiski, mermer për sapunë

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar tenderat e luksit të Edi Ramës. Me një postim në Facebook, Blushi ka denoncuar për blerje tantellash, kupa akulloresh, gota për uiski, apo dhe biberona.

Denoncimi i Tedi Blushit:

Mijëra euro taksa për luksin e shfrenuar të Edi Ramës: Tendera për blerje tantellash, kupa akulloresh, gota kristali, mermer për sapunë, shezlong e çadra plazhi

Kur qindra mijëra shqiptarë luftojnë çdo ditë për të mbijetuar, Qeveria keqpërdor me babëzi taksat e qytetarëve për t’i garantuar Edi Ramës dhe oborrit të tij një jetesë luksi.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare vetëm këtë muaj ka shpallur katër tendera (dokumentat bashkëlidhur) për blerje krejtësisht të panevojshme dhe fyese, nga tantellat deri në dyshekë plazhi (jemi në muajin tetor) për shtëpitë e tij të pushimit.

Ndërkohë që për qytetarët në nevojë dhe nëpunësit e administratës ndan ndihma ekonomike me ‘thërrime’, të moshuarve nuk u rrit pensionet dhe pedagogëve në protestë u thotë se Buxheti i Shtetit nuk ka para për t’u rritur rrogat, Edi Rama vazhdon shpenzimet marramendëse për t’i garantuar vetes të tilla ‘salltanete’.

Kryeministri u kërkon sakrifica shqiptarëve në këtë kohë krize por vazhdon të shpërdorojë frikshëm paratë publike për luksin e vet.

Ndaloni urgjentisht prokurimet kriminale dhe ndani këto fonde për shtresat më në nevojë!

Zjarr Tv Ad