Lulëzon gjuetia e paligjshme në Lagunën e Vlorë

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjuetia e Paligjshme po lulëzon në Lagunën e Nartës, pavarësisht se prej disa vitesh është në fuqi moratoriumi i gjuetisë. SYRI TV ka siguruar pamjet ekskluzive të gëzhojave apo vendeve ku gjuetarët kryejnë çdo ditë një masakër ekologjike, ndërsa shteti hesht.

Ndonëse vijon të jetë në fuqi moratorium, gjuetia e paligjshme është duke shkaktuar një katastrofë mjedisore, ndoshta më të madhe se gjuetia e kontrolluar, transmeton se si Laguna e Nartës është kthyer në vend të preferuar për gjuetarët e paligjshëm. Siç shihet nga pamjet, gjuetarët e paligjshëm kanë ngritur vende të posaçme për gjuajtjen e shpendëve dhe kafshëve të egra, ndërsa pas kanë lënë gëzhojat e armëve të gjahut.

Banorë të zonës së Zvërnecit konfirmojnë  se gjuetia e paligjshme është kthyer në shqetësim serioz. Sipas tyre, gjuetia kryhet gjatë natës nga persona të paidentifikuar, ndërkohë që sipas banorëve për këtë problem kanë vënë në dijeni dhe administratën e zonave të mbrojtura.

Gjuetia në këtë zonë të mbrojtur duket se ka dhënë efektet e para negative, pasi sipas banorëve shumë shpend, të cilët pushonin në Lagunë, tashmë janë larguar për shkak të të shtënave të armëve.

Ajo që vihet re në këtë zonë të mbrojtura është mungesa e rojeve, çka krijon mundësinë që gjuetar të paligjshëm të kryejnë një masakër të vërtet ekologjike në Nartë.

Zjarr Tv Ad