Lulzim Basha apo Sali Berisha? Astrit Patozi bën komentin epik

0
532
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Mes Bashës dhe Berishës nuk zgjedh asnjërin. Do zë hundët dhe do e pranoj si opozitë të bashkuar. Por mes Edi Ramës dhe tyre më mirë zgjedh opozitën. Nuk më takon”, tha Patozi.

“Beteja e sotme është selia e PD. Ka vlerë. Se Sali Berisha edhe nëse ka shumicë dërrmuese në 6 mars, prapë juridikisht PD e ka të vështirë që ta pushtojë. Mbështetësit e tij janë ndarë nga Basha me betejë fizike dhe duan një trofe. Ku po shkojnë. Sali Berisha e ka të nevojshme tu japë diçka atyre. Po pastaj përtej 6 marsit? U kam sugjeruar që të pranojnë të ndahen.” ka shtuar ai.

Për Patozin, nëse në PD nuk bashkohen forcat atëherë i humburi është Sali Berisha. “Kjo do prodhoj dy parti. Se Meta e Nano ditën që të ndahen në kohë. Vota ka rrjedhur tani ku këta ishin bashkë dhe nuk fituan dot. Pra problemet e brendshme që sot ishin në sipërfaqe kanë pasur rolin e tyre edhe në 25 prill. Sot nuk kanë çfarë të ruajnë. Tani duhet të mbyllin këtë betejë të ribashkohen. Nëse nuk e bëjnë vetëm Berisha është i humbur. Se Berisha sot është në rrugë. Fakti që Meta e njeh si përfaqësues të opozitës nuk e ndihmon.“, tha Patozi.

Zjarr Tv Ad