Lulzim Basha ashpërson tonet për Berishën: Palo burrë, merret me zonjat e PD nga mëngjesi në darkë

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet nga Tirana, ku mbajti një takim me demorkatët e Njësisë 2. Ai e ka quajtur Sali Berishën “palo burrë”, pasi thotë se merret nga mëngjesi në darkë me deputetet e PD ngaqë ato nuk u bënë mburojë për të kur u shpall non grata.

“Njerëzit që kanë bërë biznes me oligarkët e Edi Ramës sot i ke me Sali Berishën, me Edi Ramën, duke komplotuar ditë për ditë kundër demokratëve, kundër shqiptarëve. Vettingu i politikanëve e ndan shapin nga sheqeri. Shpifje, linçime. Palo burrllëk, merret nga mëngjesin deri në darkë me zonjat e nderuara të PD, vetëm e vetëm se nuk pranuan të bëhen mburojë kur u shpall non grata nga SHBA”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

“Të shpifësh siç shpif Sali Berisha. Një ditë nuk kanë shkuar te 5 Maji. Kjo deputetja (i drejtohet Tabakut) që keni këtu ka qenë shtatzënë kur shkonte te 5 Maji dhe hidhej gaz. Para një jave ishin deputetët tanë atje. Ku ishin këta që shpifin nga mëngjesi në darkë. Pse i është lidhur gjuha Sali Berishës për të denoncuar oligarkët dhe kriminelët qëkur ka nisur turin e tij personal për hallin e tij personal.”

Lulzim Basha theksoi se sot shqiptarët kanë një shpresë dhe ajo është PD. “Sot ka një shpresë, një opozitë, Partia Demokratike e Shqipërisë. Këta të tjerët janë bërë bashkë për të mbrojtur interesat e pakicës. Edhe socialistët e ndershëm nuk i përfaqësojnë më.”

Zjarr Tv Ad