Kryedemokrati Lulzim Basha, e ka nisur ditën duke fajësuar qeverinë “Rama”.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Basha ka shkruar se; Kryeministri Edi Rama dhe Ministrat shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria po varfërohet.
Gjithashtu, Basha, shkruan në postimin e tij se; në vendin tonë papunësia është rritur, ndërsa kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.
Ndër të tjera, në përfundim të reagimit të tij, lideri i opozitës thekson se; tashmë ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për shqiptarët dhe jo një qeveri që mendon për përfitime, nga xhepat e qytetarëve.
Basha ka publikuar dhe një grafik i cili, sipas tij, tregon kontrastin mes rënies së ekonomisë dhe rritjes së pasurisë së Ministrave në qeverinë “Rama”.
“Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij.”- ka shkruar Lulzim Basha.