Neritan Ceka: Edi Ramës nuk i vlerësoj talent politik…

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Neritan Ceka, në rrëfimin e tij në emisionin “Opinion”, është shprehur se; duke marrë cilësitë e të gjithë drejtuesve të Shqipërisë në vite, mund të krijohej një drejtues i mirë për vendin. Megjithatë Ceka nuk preferoi të përfshinte mes tyre Edi Ramën, duke u shprehur se; Rama, mund të vlerësohet në taletin për të bërë ndonjë picture, por jo për talent politk.

Pjesë nga biseda

Ceka: Nga të gjithë drejtuesit politikë në Shqipëri, mund të bëj një drejtues duke heq të metat dhe mbajt cilësitë e secilit.

Nëse do kishte taletin politik të Berishës, nëse do kishte vizionin e Nanos, në qoftë se do kishte racionalitetin e Majko-Metës, nëse do kishte gjenerozitetin e Ylli Bufit…Kë kam lënë akoma?

Fevziu: Ramën…

Ceka: E lëmë Ramën po qe e mundur, mjaftojnë këta për të krijuar drejtuesin ideal. Ramës s’i vlerësoj talent politik , vetëm t’i vlerësojmë talentin për të bërë ndonjë pikturë. Do ta fusja në kategorinë e politikanëve të tipit me kulturë, por të paparashikueshën, “njerëz në kërkim të telasheve”. Do t’i bashkoja me Gramoz Pashkon në një tip politikani.

Fevziu: Po pjesa e errët e tyre e secilit prej tyre, kush ka qenë?

Ceka: Nuk kanë menduar kurrë që janë udhëheqës të një pupulli që nga 4 milionë u katandis 2 milionë. Dhe ky këtë s’po kupton, që s’kemi nevojë për fotografi me Trump dhe Biden. Ky është problemi i politikanëve tanë që nuk janë futur në kuadrin e një politikani modest. Të shkojë në zyrë 8:00-16:00, të shkojë me familjn e tij, të dali pa frikë, pa sirena.

Zjarr Tv Ad