Organizata Botërore e Shëndetit: Viti i dytë i pandemisë mund të jetë më i vështirë…

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Organizata Botërore e Shëndetit, ka deklaruar se; viti i dytë i pandemisë, mund të jetë më i vështirë se i pari.

Kjo deklaratë, ka ardhur duke marrë parasysh se sa shpejt po rrtiter numri I të infektuarve, sidomos në hemisferën veriore, duke përfshirë gjithashtu edhe mutacionet që po pëson sëfundmi.

Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, teksa shohim dinamikën e përhapjes”, ka thënë Mike Ryan nga OBSH, gjatë një organizimi virtual në rrjetet sociale.

Maria Van Kerkhove, është shprehur se; pas pushimeve situata e pandemisë, pritet të përkeqësohet, në vend që bilanci të ishte pozitiv.

Pas pushimeve, në disa shtete situata do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”, ka thënë Maria Van Kerkhove, po ashtu pjesë e OBSH-së.

Nga të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins”, autoritetet shëndetësore në gjithë botën kanë regjistruar mbi 90 milionë raste të infektuar, që prej kur ka nisur pandemia.

Zjarr Tv Ad