Mëngjesin e sotëm, kryedemokrati Lulzim Basha, ka ripërsëritur sërish akuzat ndaj Kryeministrit, Edi Rama, duke thënë se; në 8 vite nuk ka përmbushur asnjë premtim.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se; në vitin 2013-të Rama premtoi shëndetësi falas për të gjithë, 300 000 vende pune, kosto më të ulëta jetese dhe futjen e Shqipërisë në BE, por këto premtime nuk janë mbajtur.
Më tej, kreu demokrat shkruan se; më 25 prill Rama humb, fiton Shqipëria dhe qeveria, fillon të punojë për qytetarët.
“Rama në vitin 2013: Ju premtoj shëndetësi falas për të gjithë, 300 000 vende pune, kosto më të ulëta jetese dhe futjen e Shqipërisë në BE.
Rama dje, pasi nuk ka përmbushur as edhe një prej premtimeve të tij për 8 vjet: Dua të zgjidhem sërish që të mbaj premtimet.
Shqipëria më 25 prill: Rama humb, fiton Shqipëria dhe qeveria, më në fund, fillon të punojë për qytetarët!”, ka shkruar Lulzim Basha.