Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës: Ku po i çon lekët, ku?!

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha, ka mbajtur sërish sot në një konferencë për shtyp, me mediat për të ritheksuar planin e tij me 5 pika, për të dalë nga k*riza shëndetësore dhe ekonomike, që ka përfshirë Shqipërinë, për shkak të Corona*virusit.

Gjithashtu Basha, i është rikthyer çështjes së inceneratorëve, duke e quajtur aferë të pastër k*orruptive dhe k*riminale, ndërsa ka shkuar më tej duke u shprehur se; shqiptarët kanë para një grup të strukturuar k-riminal, që po e lë k*rizën të përparojë në mënyrë që të  g*llabërojnë më shumë para.

Inceneratorët janë aferë e pastër k-riminale. Pyetja është se; ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve?! Ku janë?!
Është e qartë që përpara kemi një grup të strukturuar k-riminal, i cili po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, po e lë me qëllim k*rizën të përparojë në mënyrë që këto para, që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, për të forcuar kujdesin ndaj njerëzve në nevojë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, t’i vjedhë dhe t’i g*llabërojë. Dhe këto janë llogaritë e grupit të strukturuar kriminal të Edi Ramës”, tha Basha.

Kryetari i PD-së, i ka bërë apel qeverisë për personelin mjekësor, t’i trajtojë me bonusin e deklaruar prej partisë së tij.

“Një arsye kryesore e përhapjes së infeksionit, është mostestimi dhe mosgjurmimi i kontakteve.

Paratë janë, po ato që shpërdorohen dhe nuk shkojnë për të siguruar testet. Rimbursim i plotë, për të gjithë ata që kurohen në shtëpi nga Corona*virusi. Rimbursimi i plotë i pacientëve që trajtohen në shtëpitë e tyre, është çështje e jetës së qytetarëve.
Mijëra mjekë të familjes, mund të angazhohen nëse pajisen me mjetet e nevojshme mbrojtëse dhe paketat e medikamenteve.

Buxheti i shëndetësisë në Shqipëri, është sa gjysma e buxhetit të Maqedonisë së veriut, ndërsa bonusi mujor 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët, nuk po jepet.
Paratë që duhet të shkonin për shëndetësinë, përpihen nga afera k*orruptive, në një kohë kur personeli shëndetësor i rraskapitur, nuk përballon dot pacientë me sëmundje të tjera”, u shpreh Lulzim Basha.

Zjarr Tv Ad