Lulzim Basha ka publikuar shifrat: Shqipëria e fundit për ndihmën ekonomike ndaj qytetarëve

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka bërë një postim në facebook, ku ka pasqyruar të dhënat, ku Shqipëria renditet, si një nga vendet me rritjen e çmimeve më të larta në Europë.

Gjithashtu, Basha ka theksuar që çmimet janë rritur me  6.6%, kur ndihma financiare nga ana e qeverisë,  është ndër më e ulta në Kontinent.

Postimi i plotë: Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%. Çmimet e transportit u rritën me 3.4%.

Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës.

Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë.

 

 

 

Zjarr Tv Ad