Lulzim Basha “këshillon” Ulsi Manjën: Mos u përkëdhel se u bëre ministër, do vijë dita të japësh llogari

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD Lulzim Basha, i është drejtuar sot ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja se drejtësia për të mund të vonojë por nuk do ta harrojë. Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se ministrit mund t’i duket vetja i përkëdhelur nga posti që ka marrë, por do vijë dita që do japë llogari.

“Dibra është një krim i pagjykuar. Ky që i premtonte hajdutit të votave promovimin, është promovuar vetë, është bërë ministër Drejtësie. Ai që është sot ministër Drejtësie në një vend normal minimalisht do ishte dënuar. E zbardhi BILD dhe e pa gjithë bota.

Drejtësia mund të vonojë. Sa më shumë vonon aq më shumë dëmton, por nuk mungon. Mendohu mirë Ulsi Manja. Për momentin të duket vetja i përkëdhelur. Harroje se nuk do të vijë dita që do japësh llogari për dosjen 184″, u shpreh kryetari i PD ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad