Lulzim Basha: Kurrë nuk do bëj pazare me Ramën, s’ka për të pasur Kuvend të PD për të shqyrtuar vendimin e SHBA

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha, ka folur nga selia blu ku ka dhënë një deklaratë për media.

Akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha që bëri ditën e djeshme që tha ka pazare me Ramën, Basha iu përgjigj duke thënë se nuk do kete kurre pazare me kryeministrin. Ndërsa është shprehur i prerë në lidhje me pyetjen nëse do të ketë Kuvend të Partisë Demokratike për të shqyrtuar vendimin për përjashtimin e Berishës nga PD. Basha u shpreh se nuk do të ketë një Kuvend që të shyrtojë vendimet e SHBA.

“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akzuar për kukull të Sali Berishë, dje më ka akuzuar Berisha për pazare me Ramën. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do ndodhë kurrë. Të dyja nuk janë të vërteta. Partia Demokratike po ecën përpara dhe kjo gjë vjen vetëm me largimin e këtij regjimi. Ky është misioni i Partisë Demokratike.

Sa I përket pretendimeve për referendum dhe kuvende të PD për të marrë në shyrtim vendimit të SHBA, nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballje me Edi Ramën dhe regjiminne tij. Dhe e gjithë energjia është e fokusuar aty

S’ka për të patur Kuvend të PD që shyrton vendime të SHBA” tha Basha.

Zjarr Tv Ad