Lulzim Berisha zbulon pasurinë e tij

0
251
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Berisha ka bërë sot deklarimin e pasurisë, si një prej subjekteve të paketës ANTI-KÇK. Ky fakt është bërë i ditur nga avokati Detar Hysi, i cili deklaroi se klienti i tij firmosi deklaratën e pasurisë.Deklarata që Operacioni Forca e Ligjit i kërkoi klientit të tij, është depozituar në Drejtorinë e Policisë. Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi dje një formular për deklarimin e pasurisë Berishës brenda 48 orëve, ndërkohë që dorëzimi është bërë brenda 24 orëve. Sipas deklaratës, me një vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, figuron që Lulzim Berisha nuk ka asnjë pronë të regjistruar pranë kësaj zyre. Në vijim të operacionit Forca e Ligjit, Policia e Shtetit informoi se në zbatim të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasit Lulzim Berisha.

Image
Zjarr Tv Ad