Lazio nuk është skuadra e vetme në gjurmët e talentit të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas.
Paraqitjet e 19 vjeçarit kanë tërhequr vëmendjen e shumë skautëve të huaj, ku skuadra që ka pasur më shumë interes vjen nga La Liga.
Lajmin e bën të ditur media spanjolle, “Estadio Deportivo”, që pohon se Sevilla është në pole-position për të siguruar shërbimet e talentit me origjinë shqiptare. Sipas saj, skuadra iberike është e gatshme të ofrojë plot 15 milionë euro plus kartonin e Simon Kjaer vetëm që Elmas të vesh fanellën e tyre.
Kartoni i Elmas vlerësohet nga drejtuesit e Fenerbahce rreth 10 milionë euro, teksa interes për të kanë shfaqur edhe dy skuadrat e Seria A, Inter dhe Lazio. Në rast se Elmas firmos me Sevillan, 19 vjeçari do të bëhej futbollisti i dytë maqedonas në La Liga, pas Enis Bardhit, i cili aktivizohet me Levanten.