Probleme me zemrën, Casillas sqaron të ardhmen

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kampion në fushë dhe jashtë saj.

Iker Casillas tregon edhe njëherë forcën që e shtyn drejt sukseseve dhe kjo padyshim që vjen nga brenda trupit të tij. Portieri legjendar i Realit të Madridit pritet nga dita në ditë që të njoftojë pensionimin nga futbolli, por një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar as në këtë status të radhës.

Përmes rrjetit social “Twitter”, Casillas ka kërkuar nga tifozët liri zgjedhjeje dhe se aktualisht nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Hi të gjithë. Në pension … do të vijë dita kur do të dal në pension. Ju lutem më lejoni ta marr atë vendim kur të vijë momenti. Por tani për tani, kam nevojë për paqe, Dje kam pasur një kontroll me Dr. Filipe Macedo dhe të gjitha ishin mirë. Ky është lajmi i madh që dua të ndaj me të gjithë ju!”-shkruan Casillas, i cili praktikisht, një mesazh të tillë e përcolli edhe pak ditë më parë.

“E njëjta gjë si statusi i një muaji më parë, përveç pjesës për rishikimin e gjendjes me mjekun. Më shumë se çdo gjë, sepse unë kam vizitën nesër, një përqafim për të gjithë.”-shkruante Casillas më 17 maj.

Karriera e Casillas u vu në dyshim për shkak të një sulmi në zemër që portieri 37 vjeçar pësoi gjatë një stërvitjeje me skuadrës e tij, Porton.

 

Zjarr Tv Ad